75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Kombëtarja e Kosovës në futsall arrin në Holandë

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në Zeist, ku më 5 dhe 6 prill do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Holandës.

Dardanët e futsallit kanë zhvilluar dy ditë stërvitje në Prishtinë, derisa sonte do ta mbajnë stërvitjen e radhës në Zeist, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me “Tulipanët”.

Këto miqësore do të jenë dy ndeshjet e para për përzgjedhësin e ri, Arben Simitçiu.