Kombëtarja e Kosovës në Hendboll gati për Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.
Kosova është konsoliduar si Kombëtare që i takon fazës së dytë kualifikuese.
Të dielën me fillim nga ora 18:00, Kosova do të takohet me nënkampionen e Botës, Suedinë.
Të premten, Suedia fitoi ndaj Malit të Zi në Podgoricë me rezultat 34:22.
Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje. Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë. Matematikisht Kombëtarja e Kosovës ka gjasa për kualifikim.