17:42 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e Kosovës në stërvitje para ndeshjes së nesërme kundër Azerbajxhanit

Kombëtarja e Kosovës në futboll është aktualisht duke e zhvilluar seancën stërvitore në Baku.

Para pak çastesh, futbollistët kosovarë kanë arritur në stadium për t’i kryer përgatitjet finale për ndeshjen e nesërme.

Djelmoshat e Bernard Challandes duken në formë dhe më se të motivuar për aventurën e re në Ligën e Kombeve.

IndeksOnline ju sjellë pamje drejtëpërdrejtë nga vendi, ku aktualisht futbollistët e Kosovës janë duke u stërvitur./IndeksOnline/