75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 29 Mars 2021 / C E

Kombëtarja e Kosovës niset për në Spanjë

Pas humbjes nga Suedia, Kombëtaren e Kosovës e pret një sfidë shumë e vështirë.

“Dardanët” do të luajnë kundër Spanjës të mërkurën mbrëma në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes është nisur gjatë ditës së sotme drejt Gadishullit Iberik.

Ndeshja midis Spanjës dhe Kosovës do të luhet në Sevilë, derisa ka pasur shumë thashetheme në lidhje me mënyrën se si Federata Spanjolle do ta konsiderojë Kosovën. /IndeksOnline/