75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 12 Gusht 2022 / k.v

Kombëtarja e Marokut mbetet pa trajner

Kombëtarja e Marokut e ka shkarkuar trajnerin, Vahid Halilhodzic, njeriun që shtyu Hakim Ziyech drejt pensionit ndërkombëtar.

Federata marokene e futbollit (FRMF) përmendi “vizionet e ndryshme” si arsyen kryesore për vendimin e tyre përpara Kupës së Botës 2022, përcjell KosovaPress.

Halilhodzic fillimisht mori drejtimin e Marokut në gusht të vitit 2019 dhe ai i udhëhoqi atë drejt çerekfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës në fillim të këtij viti.

Po ashtu, Maroku u kualifikua në Kupën e Botës për herë të gjashtë në historinë e tyre nën drejtimin e trajnerit boshnjak në muajin mars, pasi mposhtën DR Kongon në ndeshjen e fundit të play-off-it, por tani Halilhodzic nuk do ta udhëheqë ekipin për në Katar.

FRMF ka lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon largimin e Halilhodzic, e cila thotë:

“Duke pasur parasysh dallimet dhe vizionet e ndryshem mes Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken dhe trajnerit Vahid Halilhodzic, mënyra më e mirë për të përgatitur ekipin kombëtar të futbollit për Kupën e Botës Katar 2022 ishte që dy palët vendosën të ndaheshin me pëlqim të ndërsjellë”.