75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Kombëtarja e Portugalisë dhuron 4.7 milionë euro për të ndihmuar klubet e futbollit në vend

Koronavirusi ka pushtuar të gjithë botën, ku numërohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash, teksa edhe futbolli është pezulluar përkohësisht dhe ende nuk ka një datë për rifillimin e tij.

Pikërisht për shkak të kësaj ndalese, shumë klube në ligat e ulëta rrezikojnë falimentimin, pasi kanë financa të dobëta.

Megjithatë kjo nuk do të ndodhë në Portugali, ku Ronaldo dhe lojtarët e Kombëtares portugeze, kanë vendosur që gjysmat e bonuseve të marra për kualifikimin në Euro 2020, ta japin për klubet e ligave të ulëta, teksa kap shifrën e 4.7 milionë euro.