75 Mall Live Search
23:43 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / Gj. Sh

Kombëtarja e Rumanisë arrin në Prishtinë

Përfaqësuesja e Rumanisë në futboll tashmë është vendosur në Prishtinë. Rumunët kanë udhëtuar për në Kosovë dy ditë para ndeshjes së parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Ligës C, ndërsa luhet të premten prej orës 20:45.

Rumunët janë shprehur optimistë pas arritjes në Prishtinë.

Ndeshja pritet të jetë e “nxehtë” edhe për shkak të asaj që ndodhi në dy ndeshjet e kaluara, por edhe për provokimet që rumunët bënë të mërkurën në ndeshjen e futbollisteve të Mitrovicës.