75 Mall Live Search
20:05 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Gj Sh

Kombëtarja e Shqipërisë U21 shënon fitore ndaj San Marinos U21

Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj San Marinos në “Air Albania” me rezultatin 2-0.

Kuqezinjtë dominuan takimin, krijuan raste të shumta dhe vulosën fitoren me golat e Kevin Dodajt dhe Feta Fetait.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Elton Fikaj, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Erald Maksuti, Fabjan Përndreca, Aurel Marku, Kevin Dodaj.

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë dhe pas dominimit që në start, rrugën e rrjetës e gjeti Kevin Dodaj në minutën e 21. Në fund të pjesës së parë Shqipëria U-21 pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, por Feta Fetai nuk arriti të shënonte.

Në nisje të pjesës së dytë, sërish ishte protagonist Feta Fetai, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të dhe i çoi shifrat në 2-0.

Deri në fund kuqezinjtë kontrolluan ndeshjen dhe krijuan raste të tjera, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Ndeshja u mbyll me fitoren e kuqezinjve 2-0.

Këto miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi Shqipëria po përgatitet për Europianin U-21.