Kombëtarja e vajzave të Kosovës mëson grupin kualifikues për Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave ka mësuar grupin kualifikues për Kupën e Botës, “Zelanda e Re – Australia 2023”.
Vashat e përzgjedhëses, Afërdita Fazlija, ndodhen në grupin F, bashkë me Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë, Shqipërinë dhe Armeninë. Kosova ndodhej në vazon e pestë.
Kombëtarja e femrave në dy vitet e fundit kishte fituar çmimin “Kombëtarja e Vitit (F)” nga Komiteti Olimpik i Kosovës.