75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Kombëtarja e Zvicrës zbarkon në Prishtinë

Nesër Kosova pret në “Fadil Vokrri” kundërshtarin më të fortë të tyre në grupin B, Zvicrën.

Ndeshja ndaj “helvetikëve”, pritet të jetë një ndeshje feste për ekipin tonë pasi që ka arritur play-offin.

Mirëpo Kosova e ka mundësinë edhe të arrijë vendin e parë, nëse fiton thellë me rezultat 6-0.

Ekipi kombëtar i Zvicrës, mbrëmë ka arritur në Prishtinë për ndeshjen e madhe, ku dhe ata synojnë të sigurojnë biletën direkte për Botëror.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Zvicër, zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”, në orën 20:45./IndeksOnline/