07:53 / E Martë, 28 Maj 2024 / AR

“Kombëtarja është ëndërr”, Spalletti para Europianit: Italia duhet të jetë skuadër

Italia dhe trajneri i saj Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku për të mbrojtur fronin e Kampionëve të Europës, iu duhet të përballen edhe me Shqipërinë, me kuqezinjtë që janë pjesë e Grupit B së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Trajneri Luciano Spalletti theksoi së fundmi se për të, është një ëndërr ndjesia e të drejtuarit kombëtaren ndërsa shtoi se për të pasur sukses duhet të luajnë si skuadër.

“Mancini ka zhvilluar një punë shumë të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me trashëgimin e tij. Italia ka shumë entuziazëm dhe jemi të lumtur për ndjesinë që ajo përcjell. Duhet që ta ndjejmë këtë përfaqësinë ndaj fanellës. Duhet të jemi në nivelin e historisë që përfaqësojmë. Kombëtarja është pika më e lartë në karrierën time, është sikur të jem në parajsë”, u shpreh Spalletti.