15:22 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kombëtarja kosovare vazhdon stërvitjet për kualifikimet në “Euro 2020”

Stërvitjet e djelmoshave tanë po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadium ky edhe në të cilin do të zhvillojnë ndeshjen kundër Çekisë.

Se lojtarërt e kombëtares sonë i kanë marrë mjaftë seriozisht ndeshjet për kualifikimet Euro2020, po e dëshmojnë stërvitjet e tyre, në të cilat po tregohen mjaftë të vendosur për fitore dhe për ta dhënë maksimumin për këto ndeshje, shkruan Indeksonline.

Po ashtu edhe lojtarët janë shprehur optimistë për këto ndeshje.

Ndeshja kundër Çekisë do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 15:00./Indeksonline/.