75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / KV

Kombi me targa serbe ndalet në Kamenicë, sekuestrohen 120 thasë patate

Një rast i kundërvajtjes doganore është evidentuar mbrëmjen e së shtunës në Hodonoc të Kamenicës.

Policia ka ndalur një kombi me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb, dhe gjatë kontrollit ka zbuluar rreth 120 thasë me patate, me peshë afërsisht 3000 kilogramë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.