Automjete të policisë nisen nga Prizreni me numër rekord të arrestuarish
Të gjitha automjetet kombi të Policisë së Kosovës të angazhuar në aksionin e sotëm janë nisur nga qyteti i Prizrenit, duke transportuar një numër rekord të personave të arrestuar.
Dhjetëra persona të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë arrestuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizrenit.
Në aksion janë parë shumë automjete policore që janë nisur në kolona nga Prizreni drejt stacioneve policore, ku të arrestuarit janë ndarë në dy lokacione të ndryshme për procedura të mëtejme.
Ndryshe, kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbajë një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ku do të shpalosen detaje shtesë lidhur me këtë rast. /Indeksonline/

