16:04 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kombinimi i vitaminave dhe efektet në jetëgjatësi

Vitaminat janë lëndë ushqyese që kur sintetizohen ose asimilohen në sasi të duhur, mbështesin shëndetin dhe mirëqenien tonë. Një rishikim i ri sugjeron që një sërë vitaminash të njohura dhe të kategorizuara rishtazi mund të ndihmojnë zgjatjen e jetëgjatësisë së një personi dhe të promovojnë shëndetin edhe në moshën e vjetër.

Një seri ushqyesish të rëndësishme mund të jenë ‘vitamina të jetëgjatësisë’ që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes dhe zgjasin jetën, transmeton Indeksonline.

Shqyrtimi, i botuar kohët e fundit në ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’, analizon rezultatet e studimeve të shumta të kryera nga studiues të disa intitucioneve së bashku.

Në hulumtimin e botuar identifikohen një sërë vitaminash, të cilat quhen “vitamina të jetëgjatësisë” duke sugjeruar që njerëzit mund t’i klasifikojnë proteinat (ose enzimat) që ata kanë nevojë për të qëndruar të shëndetshëm si “proteina të mbijetesës” ose “proteina të jetëgjatësisë”.

Ndërsa të gjitha këto lëndë ushqyese janë esenciale për mirëqenien, ata luajnë role të ndryshme. Shkencëtarët shpjegojnë se “proteinat e mbijetesës” mbështesin proceset tona bazë për mbijetesë dhe riprodhim, ndërsa “proteinat e jetëgjatësisë” luajnë një rol shtesë në mbrojtjen kundër dëmtimeve të mëtejshme të trupit të njeriut.

Studiuesit spejgojnë se këto vitamina , që përfshijnë vitaminën K, D, acidet yndyrore omega-3, magnez, dhe selen – kontribuojnë në proceset që i mbajnë qelizat në trupin tonë të shëndetshëm./Indeksonline/