Komedi filmike, së shpejti pjesa e dytë e serialit ‘Gazuzi & Zemernia Show’
I njohur prej vitesh për rolet e tij të shumta dhe seritë e mbushura me humor, Sevdai Radogoshi i njohur më së miri edhe me roli Qumili ka nisur xhirimet për projektin e ri.
Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun ka filluar xhirimet e pjesë së dytë të serialit ‘Gazuzi & Zemernia Show’, transmeton indeksonline.

Së bashku me djalin e tij, Bimin dyshja e njohur po bëjnë xhirimet në qytetin e Gjakovës, Indeksonline ka siguruar foto nga fillimi i punës për këtë projekt.

Pjesa e parë e serialit u publikua vetëm pak ditë më parë në kanalin zyrtar në ‘Youtube’, ndërsa shumë shpejt pritet edhe publikimi i pjesë së dytë./Indeksonline/