Komedi në Barcelonë: Numrin 6, që dikur e mbante Xavi, tashti do e mbajë një futbollist mesatar

Klubi i Barcelonës dita – ditës po dëshmon që në udhëheqësi ka një bord qesharak.
Gazetari katalunas, Albert Roge, ka shkruar se futbollisti, Carles Alena, do ta mbajë numrin 6-të sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Këtë numër dikur e mbante futbollisti legjendar, Xavi Hernandez.
Carles Alena sezonin e fundit e kaloi te Real Betisi, por duke mos lënë shumë gjurmë. Para se të huazohej atje, ai kishte luajtur me Barcelonën.
Mbetet të shihet se a do të përmirësohet nën udhëheqjen e Roland Koemanit./Indeksonline/