75 Mall Live Search
15:52 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / LB

Komedi për bamirësi/ Aktori Kreshnik Ibrahimi organizon katër shfaqje artistike në këto qytete të Kosovës

Aktori i njohur, i cili jeton dhe vepron në diasporë, Kreshnik Ibrahimi ka vendosur që të organizoj katër shfaqje artistike për fundvit.

Ai planifikon që më datat 27,28, 29 dhe 30 dhjetor të këtij viti të organizoj shfaqje artistike në komunën e Pejës, Gjakovës, Decanit dhe Malishevës.

Të hyrat nga këto shfaqje do të dhurohen për bamirësi.

Në një bisedë për Indeksonline, Ibrahimi ka thënë se qëllimi i këtyre shfaqjeve është që të jetë afër publikut në kohën kur edhe një pjesë e diasporës do të jetë për pushime në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se të gjitha shfaqjet do të organizohen duke resptkuar masat në fuqi anti-covid.

Aktori ka thënë se të hyrat nga këto shfaqje do të dhurohen për bamirësi, konkretisht të familjet që kanë nevojë për ndihmë financiare.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aktori organizon ngjarje të tilla.