Komedia e re nga Sevdai Radogoshi ‘Gazuzi & Zemernia me Lamborghini’
Prej vitesh me rolet e tij të shumta dhe seritë e mbushura me humor, Sevdai Radogoshi ka dhuruar të qeshura pafund.
Humoristi i mirënjohur gjakovar së fundi iu ka qëndruar besnik adhuruesve të komedive të tij me projekte të reja, shkruan Indeksonline.

Sevdaia tashmë ka filluar xhirimet e komedisë së re ‘Gazuzi & Zemernia me Lamborghini’, këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Bim Radogoshi i cili poashtu është pjesë e komedisë.

Në imazhet e publikuara nga Bini shihen të dy së bashku teksa bëjnë xhirimet në një makinë luksoze.

“Së shpejti”, ka shkruar Bimi përkrah këtyre imazheve./Indeksonline/


