09:45 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Komedia “Kopraci” rikthehet sonte në Ferizaj

Sot, e mërkurë, nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj rikthehet kryevepra botërore, komedia “Kopraci” e Molierit me regji nga Elmaze Nura.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.

Asistente e regjisë: Fata Hyseni, skenograf: Zeni Ballazhi, kostumet: Alma Krasniqi, muzika: Gëzim Hasani dhe ndriçimi: Hajrullah Elezi.