Komedia më e madhe po vjen, së shpejti “N’deti pa pare” nga Sevdai Radogoshi

Aktori i humorit, Sevdai Radogoshi kujdeset të dhuroj emocione e të qeshura pa fund për fansat e tij.
Pas suksesit me komedinë “Festa e Beqarisë”, së shpejti pritet të publikoj komedinë e re të titulluar “N’deti pa pare”.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet aktori.
Ai tregoi që kjo komedi filmike do të publikohet së shpejti në kanalin “Youtube”, Gazuzi & Zemernija.
Për skenarin dhe regjinë e komedisë është kujdesur Bimi Radogoshi.
Më poshtë imazhe nga xhirimet./Indeksonline/



