19:34 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Komediani Zelensky rrëzon nga pushteti ukrainas, Petro Poroshenkon

Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fituar zgjedhjet e balotazhit duke u bërë president i ardhshëm i Ukrainës.

Zelensky arriti të fitojë këtë balotazh, ani pse nuk kishte përvojë politike.

Në bazë të sondazheve të deritanishme, ai ka arritur të marrë më shumë se 70% të nga mbështetja e votuesve në Ukrainë, transmeton Indeksonline.

Zelensky kishte fituar edhe raundin e parë të zgjedhjeve të cilat u zhvilluan më 31 mars, me më shumë se 30%, duke lënë prapa Petro Poroshenkon, me 16% të votave.

Balotazhi i sotëm kishte vënë përballë njeri-tjetrit presidentin aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodymyr Zelensky, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.

Presidenti ukrainas ka fuqi dhe rol të rëndësishëm mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit.

Pas votimit të së dielës, Zelensky tha: Sot do të jetë fitorja e ukrainasve, fitorja e Ukrainës dhe shpresoj fitorja e një zgjedhjeje të drejtë./Indeksonline/