75 Mall Live Search
20:50 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / G T

Koment skandaloz nga ish-lojtari serb për atë që ndodhi në Bukuresht: Provuan një budallallëk, Serbia nuk e humb territorin e vet!

Incidenti që ndodhi në Bukuresht të premtën mes Rumanisë dhe Kosovës po diskutohet shumë nga të gjithë vendet në Europë.

Një ish-futbollist serb, Novak Martinovic ka folur për këtë ngjarje dhe ka dhënë një koment skandaloz, shkruan Indeksonline

Ai thotë se është e “turpshme” ajo që bëri Kosova gjatë ndeshjes ndaj Rumanisë, e cila u mbyll me shifrat 0:0 por që vendimi final pritet të jetë nga UEFA.

Ish-lojtari i Steauas së Bukureshtit tha poashtu se Serbia asnjëherë nuk dëshiron t’i humb territoret e veta, duke cilësuar Kosovën si pjesë të saj.

“Pashë çfarë ndodhi. Nuk mund ta besoj se ata u larguan nga fusha për shkak të tifozëve (pa të qeshura). Siç tha edhe i madhi Mircea Lucescu, është turp! Ky nuk është futboll. Ata u përpoqën ta fitonin ndeshjen në tavolinë. Ata e panë që nuk u shkonte në fushë dhe provuan një budallallëk. Nuk mund ta bësoj se dikush ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

“Kur luan në fushë nuk merr parasysh atë që ndodh në tribuna. Unë jam mallkuar nga familja, por puna ime ishte në fushë. Është e turpshme. Në 20 vjet të fundit është ndryshe, por Serbia nuk do të dorëzojë kurrë territor. Politika nuk duhet përfshihet në futboll, janë dy botë krejtësisht ndryshe. U përpoqëen të merrnin tri pikë me Rumaninë, por kjo gjë nuk është as për kopshtin.

Në Serbi flitet për atë që ka ndodhur dhe jemi të lumtur. Ju jeni vëllezërit tanë”. Ata janë të pakultur. Nuk është mirë, por jam i sigurt që fitorja i takon Rumanisë”, u shpreh ish-futbollisti serb.

Kujtojmë që ende UEFA nuk e ka dhënë ndonjë verdikt final për atë që ndodhi në Bukuresht./Indeksonline/