75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / B O

Komentatori i njohur zvicëran propozon që Xhakës t’i mirret shiriti i kapitenit, e quan provokim fanelën e Jasharit!

Prezantuesi i televizionit të njohur zvicërian, SRF, Sascha Ruefer ka propozuar që Granit Xhakës t’i mirret shiriti i kapitenit te Zvicra.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë Xhakës do t’i hiqej edhe presioni që ka, ndërsa e ka kritikuar mbajtjen e fanelës së Jasharit pas ndeshjes me Serbinë.

“Duhet të diskutoni dhe ripërcaktoni rolin e Xhakës. Granit Xhaka është një fat për kombëtaren zvicerane, një lider, dikush që e bën këtë ekip më të mirë. Por, Xhaka ka probleme me sjelljen e tij. Aksioni me fanellën e Jasharit në ndeshjen e fundit në grupe të Botërorit kundër Serbisë apo ballafaqimi me gazetarët, janë provokime. Njerëzit janë të ngopur me këtë sjellje. Mendoj se Xhakës duhet t’i mirret shiriti i kapitenit dhe t’i jipet një personi të dytë. Ky nuk do të ishte një degradim dhe gjithashtu do të lehtësonte vetë Xhakën dhe do t’i hiqte presionin” ka thënë Reufer./Indeksonline/