75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / B O

Komentatori kosovar kërcënohet nga zyrtari i ndeshjes Gjilani-Drita: T’ishim kanë në Prishtinë, t’kisha kallxu…!

Komentatori i njohur kosovar, Arlind Sadiku është kërcënuar nga zyrtari i ndeshjes Gjilani – Drita, Mervan Bejtullahu.

Lajmin e ka dhënë vet gazetari i njohur i sportit duke treguar edhe për fjalët kërcënuese që ka marrë nga Bejtullahu.

“Zyrtari i ndeshjes Gjilani – Drita, Mervan Bejtullahu më kërcënoi hapur, para gjyqtarëve dhe shumë zyrtarëve tjerë. “Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu” mu drejtua Bejtullahu, në cilësinë e gjyqtarit kryesor në VAR. Krejt kjo ndodhi në ambientet e brendshme të stadiumit, para ndeshjes Gjilani – Drita. Konsideroj që kjo nuk i ka hije futbollit tonë dhe këto dukuri nuk bën të ndodhin më” shkruan Sadiku në njoftim./Indeksonline/