18:52 / E Martë, 13 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Komentet bullizuese në fotot e Selena Gomez, Hailey Bieber ka një mesazh të fortë

Hailey Bieber dëshiron që fansat e saj të ndalojnë së sulmuari Selena Gomez në emër të saj. Gruaja e Justin Bieber komentoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ duke i bërë thirrje fansave që të mos bëjnë komente negative në emrin e saj.

“Nëse po lini komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt, vetëm dijeni se unë nuk e dua këtë, as nuk do të mbështes ose do t’i pranoj komentet e urrejtjes, të poshtër ose të neveritshme. Të bësh këtë nuk më mbështet mua…”

Më tej ajo vijoi:

“Nëse jeni duke marrë pjesë në këtë, ju jeni pjesë e një kulture në të cilën unë nuk dua të bëj pjesë. Ju lutemi të jeni të mirë ose mos thoni asgjë”, kështu paralajmëroi modelja.