Komentet e AAK drejtuar ZRrE-së: Qytetarët diferencohen në qasje radikale

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë lidhur me tarifat për propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në raportin e AAK-së, thuhet se ata kanë analizuar raportin konsultativ të ZRrE-së mbi shqyrtimin e strukturës tarifore për konsumatorët e rregulluar amvisërisë të shërbyer në FSHU dhe raportin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të hyrave të lejuara maksimale të energjisë elektrike për operatorët e rregulluar, për periudhën 1 shkurt 2022 – 31 mars 2023.
Ky subjekt politik, thotë se raporti i ZRrE-së nuk pasqyron në mënyrë të drejtë dhe të qartë përballueshmërinë e tarifave të propozuara.
“Në një situatë të rënduar socio-ekonomike, si refleksion i të ardhurave të ulëta, si dhe ndikimeve zinxhirore të krizave, qoftë shëndetësorë apo në tregje, shtrenjtimi i energjisë elektrike, në masën e propozuar, bëhet i pa përballueshëm për shumicën e familjeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në komentet e dërguara nga AAK-ja.
Tutje, thuhet se qytetarët diferencohen në qasje radikale dhe këtë e konsiderojnë si frymë që del jashtë Kushtetutës.
“AAK-ja kundërshton çmimin e papërballueshëm të tarifave, duke përfshirë edhe bllok tarifat e propozuara nga ZRrE-ja”, thuhet në komente.
Për më shumë detaje, më poshtë keni komentet e plota që janë dërguar:

