Komentet e Neuer për mbrojtjen e Liverpoolit nuk janë pritur mirë nga tifozët
Manuel Neuer beson se Liverpooli s’është i kënaqur që do të përballet me Bayern Munich në fazën e eliminimit direkt në CHampions League dhe se mbrojtja e ”Të Kuqve” ka pika të dobëta.
Liverpooli është nikoqir i gjigantit gjerman në ndeshjen e parë më 19 shkurt, para se të udhëtojë në ”Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit më 13 mars.
Bavarezët nuk kanë në formën më të mirë të mundshme këtë sezon dhe aktualisht në Bundesliga janë 9 pikë mbrapa liderit, Borussia Dortmundi.
Megjithatë, portieri gjerman insiston se sulmi i skuadrës së tij do t’i shkaktojë probleme të shumta Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

”Liverpooli është duke bërë një sezon shumë të mirë dhe ne e dimë se ata ishin në finalen e Champions Leagues sezonin e kaluar”, tha Neuer për ueb-sajtin zyrtar të Bayern Munich.
”Por, me gjasë ata nuk janë të kënaqur me këtë short. Ata mund të kundërsulmojnë shpejt dhe janë të rrezikshëm para golit”.
”Megjithatë, kanë edhe pika të dobëta, dhe mund të kenë probleme kundër sulmit tonë”.
”Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme – në Liverpool si dhe në ‘Allianz Arena”, përfundoi Neuer.

Por, tifozëve nuk i pëlqyen komentet e Neuer, sidomos atyre të Liverpoolit.
”Po, po, ne kemi ‘pika të dobëta’, por jemi ende në krye të tabelës në Premier League dhe ju jeni një skuadër që gjendeni në vendin e tretë në Bundesliga”, ishte replika e një tifozi./IndeksOnline/