75 Mall Live Search
01:02 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Komenti epik i Mergim Vojvodës në faqën e Anglisë

Kosova luajti me Anglinë të dielën në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2020.

Dardanët u mposhtën në fushë por morën respektin maksimal nga ata që e shpikën futbollin.

Faqja zyrtare e Anglisë ne Instagram ka postuar një fotografi, kur Rashford driblon Mergim Vojvodën.

Për këtë foto ka reaguar vetë futbollisti nga Drenica, ku ka bërë një koment epik.

“Po de qeto po e qitni e tmijat jo”, ka shkruar Vojvoda.

Mbrojtësi o Kosovës ka bërë disa veprime spektakulare në ndeshjen me Anglinë. /IndeksOnline/