75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Komenti epik i Valverdes te Bellingham: Nuk mund të luash me tri këmbë!

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga ndaj Gironas me rezultatin 4:0.

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham shënoi dy gola të bukur në ndeshjen e mbrëmshme dhe ishte një nga më të mirët në fushë.

Pas ndeshjes ai postoi një foto në rrjetet sociale dhe mori një koment epik nga bashkëlojtari i tij, Fede Valverde.

“Nuk mund të luash me tri këmbë”, ishte komenti i Valverdes te mesfushori anglez që bëri të qeshin të gjithë.