75 Mall Live Search
16:48 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Komenti i ambasadorit amerikan rreth protestave për rastin në Drenas

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar lidhur me protestat që janë mbajtur për dyshimet e abuzim seksual të një vajze të mitur në Drenas.

Kosnett përmes një postimi në Twitter është shprehur se është i impresionuar nga mobilizimi i qytetarëve që bashkë kërkojnë fundin e dhunës kundër grave.

“I impresionuar të shoh shumë qytetarë të Kosovës që së bashku kërkojnë fundin e dhunës kundër grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe, protestë kundër abuzimit të vajzave dhe grave është mbajtur ditën e djeshme në kryeqytet dhe ditën e sotme në Drenas, ku edhe dyshohet të ketë ndodhur abuzimi seksual me të miturën nga një mësimdhënës dhe polic./Indeksonline/