Komentuesi serb i gëzohen sulmit ndaj Petroviqit: Tradhtari meriton të goditet
Mediat beogradase kanë publikuar lajmin e sulmit të kryetarit të Partisë Liberale Serbe (SLS), Slobodan Petroviq nga Milan Kostiq (i afër me Listën Srpska).
Sulmin ndaj Petroviqit duket se i janë gëzuar komentuesit nga Beogradi.
Ndonëse e quajnë jo reale rrahjen ndërmjet dy serbëve në Kosovë, ata thonë se ‘tradhtarët’ e meritojnë një gjë të tillë, shkruan Indeksonline
“…por nëse keni një tradhtar në popullin tuaj, diçka e tillë duhet të ndodh”, ka shkruar një komentues.
Ndryshe, në qendër të Prishtinës, në një kafene, të mërkurën (20 mars), rreth orës 10:00 është sulmuar politikani liberal serb, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviqi.
Sulmohet nga dy njerëz të Vuçiqit, pjesëtarët e Listës serbe. Shkas i sulmit, sipas Petroviqit ishte pasi ky në emisionin e mëngjesit të RTK-së e kishte zënë në gojë ish- ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalon.
Në hapsirat e Kuvendit, Petroviqi përshkruan rrjedhën e incidentit, sulmin që i kishte bërë ish- këshilltari i Rikalos, Milan Kostiqi.
Lëmshin e incidentit e zgjidhin hetuesit tanë.
“Aktgjykimi” i njerëzve të Aleksit: Petroviqi është sulmues… “Është hera e parë që një serb është viktimë e serbit tjetër”, thuhet në komunikatën e Listes serbe. Oliver Ivanoviqin e paska mbytur rrufeja !
Faksimilja e shkrimit të gazetës së Beogradit – Večernje novosti online.

