75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

KOMF po kërkon “Një kryeministër për fëmijët”

Duke qenë se në Republikën e Kosovës, më  14 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, KOMF-i ka adresuar sot dokumentin “Një kryeministër për fëmijët”, te të gjitha partitë politike, duke rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato.

Në Kosovë:

  • 22.8% e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 7.2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme.
  • 8% e fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë dhe vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë përfitojnë nga shërbimet shëndetësore dhe sociale. Përfshirja e fëmijëve në shkolla mbetet tejet e ulët.
  • 72% e fëmijëve nga 1 deri në 14 vjeç raportohet të jenë të disiplinuar me dhunë (presion psikologjik dhe-ose ndëshkim fizik).
  • 5% e fëmijëve janë të përfshirë në punë. 
  • Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme.
  • Vetëm 38% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht.​
  • Programi për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve “PISA” e ka radhitur Kosovën në vendin e 76, në mesin e 78 shteteve, të cilat i janë nënshtruar vlerësimit, duke rezultuar me nivel të ulët të cilësisë në arsim.
  • Ofruesit e shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve në vazhdimësi rrezikojnë mbylljen e shërbimeve si pasojë e mosfinancimit të qëndrueshëm.
  • Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë ndër më të ulëtat në rajon. Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, kjo në mungesë edhe të fondit për sigurime shëndetësore. Furnizimi me barna vazhdon të mos jetë i rregullt, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijëve.

Për problematikat e mësipërme dhe të tjera, KOMF-i përmes këtij dokumenti ka adresuar te partitë politike kërkesa dhe rekomandime konkrete për zgjidhje emergjente!

Më poshtë e gjeni dokumentin e plotë: