75 Mall Live Search
12:45 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Komisioneri BE-së takoi edhe Kurtin

Komisioneri BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Bashkë me Kurtin kanë qenë edhe dy nënkryetarët e partisë, Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Në këtë takim nuk dihet për temat konkrete që janë biseduar.

Verhelyi, gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Hoti, kryeparalmentaren Osmani, si edhe u është drejtuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit.