13:02 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Komisioneri Evropian mirëpret vendimin e komitetit për viza

Komisioneri Evropian për çështje që lidhen me migracionin, Dimitri Avramopolus ka reaguar pas vendimit të Komitetit të PE-së(LIBE) lidhur me votimit pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Avrampolus shpreson për lëvizje të lirë pa viza për të gjithë rajonin e Ballkanit Përendimor.

“Mirëseardhje për një dritë të gjelbër të fuqishme nga Komiteti LIBE për të filluar negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën” ka theksuar ai.

Shkrimi i tij i plotë në Twiter:

Mirëseardhje për një dritë të gjelbër të fuqishme nga Komiteti LIBE për të filluar negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj se ky vendim së shpejti do të jetë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për lëvizje të lirë pa viza”

Ndryshe, në komitet 30 anëtarë votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën./Indeksonline/