75 Mall Live Search
11:04 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / L K

Komisioneri francez Thierry Breton jep dorëheqjen, shkak qeverisja e Von der Leyen-it

Thierry Breton ka dhënë dorëheqjen si komisioner evropian, duke i dhënë një goditje të re përpjekjeve të Ursula von der Leyen-it për të ndërtuar ekipin e saj të ardhshëm.

Thierry Breton, komisioneri i fuqishëm evropian i ngarkuar me tregun e brendshëm, dha dorëheqjen papritur këtë të hënë, duke pretenduar se Ursula von der Leyen-i i kishte bërë presion Francës, vendit të tij, që të paraqiste një kandidat tjetër për ta zëvendësuar atë “për arsye personale”.

Breton e njoftoi lëvizjen në një letër të publikuar në platformën sociale X, duke thënë se ai u bë i vetëdijshëm për këtë lobim të supozuar “disa ditë më parë”, ndërsa presidentja e Komisionit… po i bënte prekjet e fundit ekzekutivit të saj të ri.

Francezi pritej të merrte një portofol të rëndësishëm në Komisionin e ardhshëm, pasi u përfol për një nënpresident ekzekutiv. Por në letrën e tij, ai pretendon se Parisit iu premtua një pozicion edhe më i lartë në këmbim të heqjes dorë nga oferta e tij.

“Disa ditë më parë, në pjesën e fundit të negociatave për përbërjen e së ardhmes së kolegjit, ju i kërkuat Francës të tërheqte emrin tim për arsye personale që në asnjë rast nuk e keni diskutuar drejtpërdrejt me mua dhe ofruat, si shkëmbim politik, një portofol gjoja më me ndikim për Francën në kolegjin e ardhshëm”, shkruan Breton.