13:21 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Komisioneri i OKB-së: Gjykimi i Mlladiq fitore e madhe e drejtësisë

Komisionieri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Zeid Raad al-Hussein, ka thënë se gjykimi në Tribunalin e Hagës i ish gjeneralit serb, Ratko Mlladiq, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufet, është një fitore e drejtësisë.

“Mlladiq është një mishërim i djallit dhe ndjekja e tij është mishërim i asaj që bën drejtësia ndërkombëtar”, ka thënë ai, shkruan Tanjug.