10:54 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Komisioneri Varhelyi: Kam sjell lajme të mira për Kosovën dhe mbarë rajonin

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

Pas takimit, ai tha se është vizita e parë në Kosovë dhe se ka kaluar një kohë e gjatë shkaku pandemisë, por që është në kontakt me kryeministrin Hoti dhe se është i kënaqur që kanë një partner kaq të zotuar dhe të angazhuar në punën e tij për Kosovën.

“Për mua sot shënohet një ditë ku mendoj se kam sjell disa lajme të mira, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin. Siç keni mundur ta vërenit, Komisioni është i zotuar për Ballkanin Perëndimor që nga dita e parë për të përforcuar marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor dhe për të bërë punë për këtë”, tha ai./Indeksonline/