75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 07 Mars 2025 / FR

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin viziton Shqipërinë më 13 mars

E enjtja e 13 marsit do ta gjejë komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, në Shqipëri.

Diplomatja e BE, gjatë vizitës së saj në Shqipëri do të zhvillojë disa takime, fillimisht me presidentin Bajram Begaj.

Pas takimit me Begajn, Kos pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin do të ketë një konferencë të përbashkët.

Pas një konference me temë zgjerimin e Bashkimit Europian që do të zhvillohet në Kolegjin e Evropës, Marta Kos do të takojë kryeparlamentaren shqiptare Elisa Spiropali./tch/