75 Mall Live Search
14:55 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Komisionerja në veri të Mitrovicës: Serbët po votojnë ka dy-tri herë

Komisionerja nga Mitrovica Sara Xhaka po pretendon se në qendrën e votimit në pjesën veriore të qytetit, “Aziz Sylejmani” e njohur ndryshe edhe si

“Sfeti Sava”, se qytetarët po votojnë më shumë se një herë.

Për herë të parë OSBE-ja nuk po i monitoron zgjedhjet në atë pjesë, njofton Klan Kosova.

“Plot serbë janë duke votuar 2-3 herë për person, e besa disa edhe ka 3-4 herë. Unë jom komisionere tek dhënia dhe vulosja e fletëvotimeve dhe një shqiptare tjetër është tek kutia e votimit, kurse të gjithë komisionerët tjerë në tavolinë janë serbo-folës”.

“Po bashkëpunojnë. Komisionerja që kontrollon gishtat tek dera me komisionerin tek libri i letërnjoftimeve dhe me komisioneren për spërkatje gishtash e cila nuk po u spërkat gishtat vetëm po ua afron spërkatësin”.

“Po ashtu e kemi kryesuesin serb-folës, i cili siç e pashë ishte shumë mirë në dijeni dhe për më tepër po bashkëpunon me ta. Nuk ka asnjë palë të tretë vëzhguese përveç një dy vëzhgueseve të partive kosovare”.

“Anuloni zgjedhjet në këtë qëndër votimi sepse janë çu në këmbë serbët që me mashtrime m’i ngritë votat ne qiell”.