75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / Gj. Sh

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon kryetarin dhe trajnerin e Lirisë

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 34-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. 

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor, ka dënuar me gjobë kryetarin e FC Liria, Qemal Krasniqi dhe kryetrajnerin, Xhengiz Rexhepi, shkruan IndeksOnline.

Kryetari Qemal Krasniqi është dënuar me 200 euro gjobë, për shkak se ka ofenduar përdurur fyerje raciste ndaj klubit të Rahovecit, duke i quajtur ”Bugar”.

”Kryetari i FC ” Liria” , Qemal Krasniqi. Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Po ashtu me gjobë 200 euro është dënuar edhe kryetrajneri i Lirisë, Xhengis Rexhepi, pasi akuzoi klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”.

”Kryetrajneri i FC ”Liria”, Xhengiz Rexhepi. Motivi: Në rrjetin social të tij akuzon klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”, duke u arsyetuar se nuk kanë ble asnjë ndeshje (që lë të nënkuptojë se të tjerët i kanë ble), por me pengesa të brendshme dhe të jashtme fituam 50 pikë të pastërta si loti, për çka shkel rëndë etikën sportive. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”, thuhet në vendim./IndeksOnline/