75 Mall Live Search
17:01 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Komisioni Disiplinor i FFK-së suspendon Ilir Dajën

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e sotme shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12 të Superligës së Kosovës.

Në këtë mbledhje Komisioni Disiplinor i FFK-së, ka vendosur ta dënojë trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, me 2 ndeshje për mos lejim të ushtrimit të detyrës, për shkak të një zenke që pati në fundin e ndeshjes kundër Drenicës, shkruan IndeksOnline.

”Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në vendim./IndeksOnline/