75 Mall Live Search
07:12 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Komisioni diskuton për gjendjen e të miturve që punojnë në sektorin privat

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të diskutoi lidhur me gjendjen e të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat.

Të ftuar janë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe kryeinspektori  i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.

Gjithashtu do të shqyrtohet Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës.

Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 10:00./Indeksonline/