75 Mall Live Search
14:13 / E Martë, 25 Qershor 2024 / AR

Komisioni Europian akuzon Apple se ka shkelur rregullat teknologjike të unionit

Komisioni Europian, i cili është rregullatori Europian i teknologjisë, tha se ka dërguar gjetjet e saj tek Apple pas një hetimi në nisur në muajin Mars.

Autoritetet Europiane akuzuan Apple se ka shkelur rregullat teknologjik të unionit, një akuzë e cila mund të rezultojë në një gjobë të madhe për prodhuesin e iPhone i cili gjithashtu është në hetim tjetër për tarifat e reja vendosur ndaj zhvilluesve të aplikacioneve.

Komisioni Europian, i cili është rregullatori Europian i teknologjisë, tha se ka dërguar gjetjet e saj tek Apple pas një hetimi në nisur në muajin Mars.

Akuza ndaj Apple është e para nga Komisioni Europian që buron nga Akti i Tregjeve Dixhitale, një rregullore e cila synon ti japë fund dominimit të gjigantëve të teknologjisë dhe të krijojë një ambient për konkurrencë të ndershme për rivalët e tyre të vegjël.

Pritet që deri në Mars të vitit të ardhshëm të japë një vendim përfundimtar. Shkeljet e DMA mund të rezultojnë në gjobë që arrin vlerën e 10 përqind të të ardhurave vjetore.

Shefja e konkurrencës pranë BE-së Margaret Vestager foli për probleme me termat e reja të Apple duke thënë se nuk janë në përputhje me DMA. Apple mund të shmangë gjobën nëse adreson shqetësimet e Bashkimit Europian duke modifikuar kushtet e saj të biznesit.

Ekzekutivja e BE-së tha se gjithashtu një hetim po hapej ndaj prodhuesit të iPhone lidhur me kërkesat e tij të reja kontraktuale për zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta dhe dyqanet e aplikacioneve dhe nëse këto ishin të nevojshme dhe proporcionale./PCWorld Albanian