Komisioni Evropian jep një lajm të mirë për Kosovën

Ministrat e Ballkanit Perëndimor, kërkuan heqjen e barrierave për eksportin e mallrave shëndetësore-Pas një jave kjo i aprovohet nga KE
Nisma e ministrave të Ballkanit Perëndimor për heqje të kufizimeve për eksportim të mallrave shëndetësor përkrahet nga KE, ndërsa pjesë e kësaj nisme ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të tij, Kreshnik Ahmeti.
“Më 7 prill, Ministri Konjufca u është bashkuar Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të rajonit, për t’i kërkuar Komisionit Evropian që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të largohen nga kufizimi për eksportim të mallrave të mbrojtjes shëndetësore, të cilat nevojiten për ta luftuar përhapjen e pandemisë së COVID-19”, ka shkruar Ahmeti.
Tutje ai ka thënë se në këtë letër, ministrat shprehën dëshirën që të jenë pjesë e një Evrope solidare, të cilën e synon edhe Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen.
“Një javë pas kërkesës, në shenjë të solidaritetit ndërkombëtar, Komisioni Evropian ka larguar këtë kufizim për vendet e Ballkanit Perëndimor duke e mundësuar kështu eksportin e mallrave shëndetësore drejtë vendeve tona”, ka shkruar ai.