17:03 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / MSH

Komisioni Evropian po përgatitë sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka bërë me dije se javën e ardhshme do të paraqesë një paketë të re me sanksione kundër Rusisë.

Von der Leyen drejtuar anëtarëve të Radës në Kiev, tha se sanksionet e reja do të prekin deri në 100 persona që janë të përfshirë në agresionin kundër Ukrainës, si edhe do të ketë ndalime të importit dhe eksportit.

Po ashtu do të ndërmerren veprime për masa më të ashpra kundër kompanive të vendeve të treta që shmangin sanksionet.

“Javën e ardhshme ne do të paraqesim paketën tonë të dymbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë. Sanksionet e reja do të prekin deri në njëqind individë të përfshirë në agresionin kundër Ukrainës, do të  ketë veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës dhe masa të ashpra kundër kompanive të vendeve të treta që shmangin sanksionet “, shpjegoi ajo.