14:42 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Komisioni Evropian: Sputnik V nuk është pjesë e strategjisë së vaksinimit të BE-së

Komisioni Evropian ka thënë se vaksina ruse “Sputnik V” nuk është pjesë e strategjisë së vaksinimit të BE-së dhe as po diskutohet me prodhuesit e saj për t’u përfshirë në atë strategji, shkruan gazeta serbe B92.

“BE-ja ka një treg për vaksinat që u nënshtrohen kushteve të rrepta dhe të cilave vaksinat mund t’u vijnë, pa marrë parasysh nga vijnë, për sa kohë që plotësojnë kriteret. Nga ana tjetër, ekziston një strategji e vaksinimit në bazë të së cilës u zgjodhën ndërmarrjet dhe u nënshkruan kontratat e vaksinës dhe ne nuk jemi në bisedime me prodhuesit e “Sputnikut V” e për përfshirjen në strategjinë tonë”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian , Eric Mamer.