16:12 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Komisioni Hetimor për Energji nuk e voton listën e propozuar nga VV-ja, opozita e lëshon mbledhjen

Është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit Hetimor për Energjinë, i cili do të hetojë proceset vendimmarrëse në këtë sektor për periudhën 2006-2022, pasi partitë opozitare nuk kanë votuar listën e propozuar nga Armend Muja, për t’i ftuar si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Energjinë.

Armend Zemaj, Time Kadriaj, Rashit Qalaj dhe Rrezarta Krasniqi nuk u kthyen pas pauzës 10 minutëshe që mori ky komision.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë këtij komisioni theksoi se lista e propozuar nga deputetët e Vetëvendosjes që janë pjesë e këtij komisioni është politike.

Kurse, Time Kadriaj nga AAK tha se një listë e tillë duhet të krijohet nga vetë komisioni dhe jo hulumtime të veçante që kryejnë partitë.

Ndryshe, Armend Zemaj, për t’i ftuar në këtë komision propozoi: ish-ministren e energjisë Justina Shiroka-Pula dhe ish-ministri Bedri Hamza.

Përpos dy ish-ministrave, Muja ka propozuar të ftohen si dëshmitarë edhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj.

Pastaj në lidhje me vendimmarjen e ZRRE-së, deputeti Muja ka propozuar të ftohet edhe ish-kreu i Bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi, i cili qe disa vite udhëheq Odën Ekonomike të Kosovës.

Po ashtu, ai ka propozuar ftesën për drejtorin e KEDS-in, biznesmenin turk, Alpin Dogan.

Për një orë e gjysmë sa zgjati mbledhja, pati akuza e kundërakuza ndërmejt pozitës e opozitës./EO/