75 Mall Live Search
07:42 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Komisioni hetimor për tekste interviston sot disa zyrtarë arsimi

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve: Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, u.d. i drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga ASHI-ja.

Ndryshe ky komision hetimor ka mbajtur disa mbledhje.