75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Komisioni hetimor thërret Metën për të dëshmuar – caktohet ora dhe data

Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e presidentit të Shqipërisë, në kuadër të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” i ka dërguar një letër Ilir Metës, ku i kërkohet të dëshmojë më datë 9 shtator, ora 10:00.

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja ka ftuar kryetarin e shtetit të flasë mbi rrethanat e objektit të hetimit që ka nisur ndaj tij.

Më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka konfirmuar se do të shkojë në kuvend nëse merr ftesë.